Italia e “gjunjëzuar” përballë COVID-19, shtrëngon edhe më shumë masat, Conte: Shkelja dënohet me gjobë deri në 3000 euro

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë Sociale

“Gjoba nga 400 deri në 3000 euro”. Janë këto masat e parashikuara në dekretin e ri të emergjencës prej koronavirusit në Itali.

Sanksionet e reja u komunikuan nga Kryeministri italian, Giuseppe Conte, në një konferencë për mediat.

Bëhet fjalë për një dekret i cili parashikon masa të tjera në këtë fazë, teksa kreu i ekzekutivit italian bëri me dije se çdo 15 ditë do të rishqyrtohen masat e marra.

“Për çdo shkelje të bërë baza nis nga 400 euro dhe vijon deri në 3000 euro. Nuk ka masa administrative për mjetet, vetëm gjoba. Është një provë e ashpër! Gjatë këtyre ditëve të detyruar të rrimë në shtëpi do kemi më shumë kohë që të reflektojmë për jetën tonë dhe do të nxjerrim mësim. ”, tha ai.

Deri më tani në Itali numri total i të prekurve nga koronavirusi është 69176, mes tyre 6820 viktima.

Share: