Krijimi i qeverisë në Kosovë/Ambasadori amerikan në Kosovë takon Albin Kurtin, zbardhen çështjet e diskutuara

Kryesore Politikë Rajon/Botë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar të hënën me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett në ambientet e kësaj partie në Prishtinë.

Kurti dhe Kosnett kanë diskutuar për formimin e qeverisë së re në Kosovë, ndërsa ambasadori amerikan ka “uruar që institucionet e Republikës së Kosovës të themelohen sa më parë, në mënyrë që edhe puna për një shtet të së drejtës që lufton korrupsionin dhe zhvillon ekonominë t’i sjellë rezultatet e para”.

Pjesë e takimit ka qenë edhe shefja e Sektorit Ekonomik ambasadën amerikane, Lori Michaelson, e cila sipas komunikatës, ka vënë theksin te rëndësia e zhvillimit ekonomik në Kosovë.

“Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin z. Kosnett me ecurinë pozitive të takimeve me Lidhjen Demokratike dhe shprehu bindjen se shumë shpejt do të formohet qeveria e re. Prioritet, tha ai, do t’i kushtohet sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar e korrupsionit të lartë institucional, në mënyrë që t’i hapet kështu rrugë edhe progresit socio-ekonomik”, është thënë mes tjerash në komunikatë.

Share: