Shkëlzen Berisha ka reaguar pas replikave të Rezarta Shkurtës me babain e tij, Sali Berisha.
“Pas të akuzuarit për trafik droge (Tahirit), pas mikut të trafikantit të drogës (Ballës), radhën për të “kënduar” para gjykatës do e ketë partnerja e trafikantit të drogës”, shkruan Shkëlzeni.
Reagimi i Shkëlzenit vjen pasi këngëtarja Rezarta Shkurta replikoi me Sali Berishën, që merrej me të shoqin e saj, Ermal Hoxha, të cilin e sulmonte se nuk bëri burg sa duhej për përfshirjen në trafikun e drogës.
Ajo shkruante se Sali Berisha duhet të shohë të birin, që ka vrarë fëmijë në Gërdec, dhe nuk ka bërë një ditë burg.
Dhe sa herë Shkëlzenit i përmendet Gërdeci, bëhet nervoz, duke iu kërcënuar kujtdo që ia përmend, se do e padisë në gjykatë.
Siç bëri edhe me gazetarin amerikan Guy Lawson, por me të cilin përballjen në Gjykatën e Floridas e humbi