Kryeministri Edi Rama e ka vene theksin se fjales se tij sot tek te rinjte dhe u ka bere apel te rinjve e femijeve qe te mos dalin nga shtepite ne oraret e lejuara te luajne ne lagje e te rrezikojne prinderit e gjysherit, pasi ka theksuar se keshtu po vene ne rrezik edhe vete jeten e tyre.
“Shifrat janë pak, shumë pak por mjaft që t’na bëjnë gjëmën e ta bëjnë këtë luftë tragjedi me përmasa të paimagjinueshme“.
Duke iu referuar shifrave te te rinjve te prekur ne SHBA, Rama dha edhe lajmin e mire per te rinjte, per internetin.
“Mbrëmë shifrat në SHBA ishin të frikshme për rininë, 40% e të shtruarve janë nga 20 deri -45 vjec e jo pak prej tyre rëndë, e vërtetë që ky armik merr në botën tjetër ata që janë më të moshuar e të dobët, por është e pavërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm madje edhe fëmijët s’janë 100% të paprekshëm,
ndaj ju lutem të rinjve, gjimnazistë studentë që dalin në lagje për ajrosje e luajnë edhe basketboll mes orëve 4 e6 të mos lëvizin nga shpia për asnjë arsye se jo vetëm do transportojnë bombat në shpi e të vrasin prindin apo gjyshen por mund të humbasin edhe jetën e tyre, shumë për tyre janë ankuar për internetin këto ditë e ju premtova dje se do ju jepja një lajm.
Ne ishim përgatitur qysh herët, falë bashkëpunimit të polcisë, ministrisë është siguruar me gjithë vështiresitë kudo ka qenë e mundur dhe në respekt të kufizimeve aksesi në pikat kryesore të shitjes dhe shërbimit ndaj klientëve, 350 teknikë të autorizuar të qarkullojnë në terren gjatë ditës për të mbajtur rrjetin e për të mos lënë për një kohë të gjatë pajtimtarët bazë pa sherbim”.
Ja mundesite qe shpjegoi kryeministri
“Në kushtet kur shumica e qytetarëve po ushtrojnë një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë online e kur po bëhet përpjekje e madhe për të mos ndërprerë mësimdhënien për nxënësit përmes AKEP kemi inkurajuar operatorët, sipërmarrësit, ata në rrjetet e shërbimeve elektronike të ofrojnë mundësi shfrytëzimi maksimal e cilësor të internetit me kushte të favorshme financiarisht duke pasur në vëmendje mbarëvajtjen teknike.
Në këtë kontekst edhe pas testeve teknike që janë bërë nga operatorët e sipërmarrësit, ofertat që do jenë të vlefshme nga nesër deri në fund të muajit prill 2020
Së pari 50% më shumë internet falas për një periudhë 5 javore
Akses falas në internet në cdo platformë edukative përfshirë edhe RTSH, kanalin që mbulon shkollën, pa kufizim
Për abonentë me kontratë të fiksit për akses në platforma edukative për fëmijë të cdo moshë 60% më lirë se oferta normale
Zgjatja e ofertave për internet fiks dhe televizor