Koronavirusi/Shpresë nga Italia, eksperimenti në Napoli ka rezultuar i suksesshëm, përmirësohet për 24 orë pacienti me COVID-19

Aktualitet Kronikë Kryesore Rajon/Botë Sociale

Menjëherë një protokoll kombëtar për të shtrirë përdorimin e “tocilizumab”, një ilaç anti-artrit, në pacientët e infektuar me koronavirus dhe në kushte kritike. Këtë gjë e kërkon onkologu Paolo Ascierto, nga spitali i Pascales në Napoli.

“Ilaçi ka treguar të jetë efektiv kundër pneumonisë Covid-19″. Në Napoli, shpjegon ai, “u trajtuan 2 pacientët e parë në Itali, brenda 24 orësh terapia tregoi rezultate të shkëlqyera dhe nesër një nga 2 pacientët do të dalë nga intubimi sepse gjendja e tij është përmirësuar. Dje filloi trajtimi për 2 persona të tjerë dhe sot do të trajtojmë edhe dy të tjerë ”.

“Pacientë të tjerë,- saktëson Ascierto, president i Fondacionit Melanoma dhe Drejtor i Njësisë së Onkologjisë Melanoma, Imunoterapisw dhe Kancerit dhe Terapive Inovative të Institutit Kombëtar të Kancerit IRCCS Fondacioni Pascale i Napolit,- tashmë kanë marrë terapinë edhe në qendrat e Bergamos, Fanos dhe Milanos”.

“Por është shumë e rëndësishme që përdorimi i tij të shtrihet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të shpëtojmë më shumë jetë. Struktura jonë së bashku me Spitalin Colli ishte i pari në Itali që përdori këtë terapi te pacientët me koronavirus”.

“Kemi vendosur një urë reale kërkimore me kolegët tanë kinezë, të cilët tashmë kishin vërejtur një përmirësim të pacientëve të trajtuar në këtë mënyrë – shpjegon më tej Gerardo Botti, Drejtor Shkencor i Pascales. Vetëm bashkëpunimi ndërkombëtar do të na lejojë të zhvillojmë një armë efektive kundër Covid-19 dhe Pascale gjithmonë e ka dalluar veten për aftësinë e tij për të nënshkruar bashkëpunime globale. Rezultatet pozitive të tocilizumab duhet të vërtetohen, për këtë është i nevojshëm një studim kombëtar”.

Share: