“Djegia e Ëndrrave”- poezi nga poeti arbëresh Karmine Abate

Kulturë Reportazh / Profil

 

“Djegia e Ëndrrave”

 

Në zjarrin e ditëve të shkuara

Digjeshin ëndrrat tonë

Të lufrave pa gjak.

 

Për ndë udhë të verës

Luajim pata-pata

Mu në vapë

E mosnjeri s’doj të vdis.

 

Sot vdesim. Larg.

Të ndrydhyr si mizat në hon.

 

Me motin

Me motin dërmohet

Fuqia për luftë.

 

Share: