“Nëse të pëlqen një lule, mos e këput. Sepse nëse e këput, ajo vdes dhe pushon së qeni ajo që dashuron. Kështu, nëse e do një lule, lëre të jetojë.
Dashuria nuk është zotërim. Dashuria është vlerësim”.
“Përjetoje jetën në gjithë mënyrat e mundshme… e mirë-e keqe, e hidhur-e ëmbël, errësirë-dritë, verë-dimër. Përjeto gjithë dualitetet. Mos ki frikë nga eksperienca, sepse sa më shumë eksperiencë që të kesh, aq më i pjekur do të jesh”.
“Trishtimi jep thellësi. Lumturia jep lartësi. Trishtimi jep rrënjë. Lumturia jep degë. Lumturia është si një pemë që ngjitet drejt qiellit, dhe trishtimi është si rrënjët që shkojnë poshtë në tokë. Të dyja nevojiten, dhe sa më lart të hskojë një pemë, aq më thellë shkon, njëkohësisht. Sa më e madhe pema, aq më të mëdha rënjët. Në fakt, janë gjithmonë në proporcion. Ky është ekuilibri i saj”.