Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Gent Ibrahimi teksa tha se rregullorja për vlerësimin e kandidatëve ka hyrë në fuqi të premten dhe për rrjedhojë tashmë është hapur faza e depozitimit të kandidaturave.
“Ne sot do të shpallim thirrjen dhe brenda 30 ditëve do të dimë cilët janë kandidatët. Më pas Këshilli do të marrë 40 ditë kohë për verifikimin e plotësimit të kushteve dhe renditjen e kandidatëve sipas meritës”
Kreu i KLP bëri me dije se procesi për kryeprokurorin e ri do të zgjasë 45 ditë dhe në fund, edhe nëse parlamenti nuk e miraton dot emrin, kryeprokuror do të emërohet i pari në listën e KLP.
Sipas Ibrahimit, këtë javë nis vlerësimi I kandidatëve për SPAK-un, por ai shtoi se ky proces do të zgjasë nga Vettingu.
“Po nuk qe në gjendje të vendosë Kuvendi renditja jonë mbetet Kështu që po prokurorin e Përgjithshëm do e kemi brenda korrikut. Për SPAK afatet janë të paparashikueshme pasi lidhet dhe me Vetingun e kandidatëve.
Ne bëjmë verifikimet tona dhe renditjen por ama duhet të kalojnë dhe procesin e Vettingut”.