Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur me 61 vota pro kryeministrin e ri të vendit, Avdullah Hoti, ndërsa 24 deputetë kanë votuar kundër dhe një tjetër ka abstenuar.
Qeveria e re e udhëhequr nga Hoti do të përbëhet nga 4 zv.kryeministra, ku secilës parti të koalicionit do t’i takojë nga një zv.kryeministër. Në fakt Goran Rakiq i Listës Serbe përveçse zv.kryeministër do jetë dhe ministër i pushtetit lokal, pra do jenë 16 ministri por 15 ministra.
4 zv.kryeministrat:
Besnik Tahiringa – AAK
Driton Selmanaj – LDK
Goran Rakiq – Lista Serbe (ministër i pushtetit lokal)
Albulena Balaj-Halimaj – NISMA
Ministrat:
Hykmete Bajrami – ministre e Financave
Besjan Mustafa – ministër i Buqjësisë
Vlora Dumoshi – ministre e Kulturës
Anton Quni – ministër i Mbrojtjes
Arban Abrashi – ministër i Infrastrukturës
Agim Veliu – ministër i Brendshëm
Armend Zemaj – ministër i Shëndetësisë
Selim Selimi – ministër i Drejtësisë
Blerim Kuqi – ministër i Ambientit
Meliza Haradinaj – ministre e Jashtme
Ramë Likja – ministër i Arsimit
Skender Reçica – ministër i Punës
Vesel Krasniqi – ministër i Tregtisë
Dalibor Jevtiq – ministër i Kthimit
Enis Kervan ministër i Zhvillimit Rajonal