Një 35-vjeçar, i cili akuzohet për një seri vjedhjesh, ka rënë në prangat e policisë. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet E. T., dyshohet të jetë autor i vjedhjes së disa biçikletave. Siç shihet dhe nga pamjet filmike të publikuara nga blutë, personi në fjalë është regjistruar teksa vjedh biçikletat në disa vende të Tiranës.
I riu dyshohet se në datën 03.02.2020, rreth orës 11.00, ka vjedhur biçikletën e shtetasit J.P.
Po në vijim të veprimeve hetimore u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh të tjera të kryera më parë nga ky shtetas dhe konkretisht:
-Me datë 03.02.2020, në rrugën “Komuna e Parisit”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit K.Gj.
-Me datë 03.02 2020, në rrugën “Don Bosko”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B.Q.