Moti i kthjellët në vend ndikuar nga masat ajrore të qëndrueshme, do të marrë një kthesë ditën e enjte.
Kthjellimet e orëve të mëngjesit, do të pasohen me shtim të vranësirave në bregdet e veriperëndim të vendit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut, në mesditë e pasdite do të përfshijnë veriperëndimin e gati të gjithë bregdetin me intensitet të ulët.
Përkohësisht në veriperëndim, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar me një valëzim 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 9ºC deri në 23ºC
zonat e ulëta 13ºC deri në 29ºC
zonat bregdetare 15ºC deri në 27ºC