Ashtu si ditën e djeshme edhe sot priten reshje të dobëta deri mesatare në të gjithë vendin.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit do të arrijnë:
në bregdet: 12 / 18 °C
në vendet e ulëta: 11 / 18 °C
në vendet malore: 7 / 10 °C
Ndërkohë era pritet të fryjë deri e fortë kryesisht në pjesën jugperëndimore të territorit.