Ramush Haradinaj: Unë ha byrek në zyrë, asnjë cent të Kosovës nuk e kam harxhuar për drekë

Aktualitet Kryesore Politikë Rajon/Botë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj foli rreth shpenzimit të gjysmë milioni euro nga Qeveria Haradinaj për dreka. Haradinaj i mohoi kategorikisht këto akuza.

 

Tha se asnjëherë nuk i ka shpenzuar paratë e Kosovës për dreka.

“Asnjë cent të Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka harxhuar për një drekë të veten. Asnjëherë. Drekë unë ha në zyre, një byrek, një diçka. Shteti ka obligime, pritje, palë, protokoll shtetëror, reprezentacion, pritje qysh i keni pa, sa i përket atyre, ato kanë ndodhë. Sa i përket mënyra se si i kanë dhënë stafi, po muj me i thanë popullit po nuk janë stafi jem. Ata i ka sjellë Hashimi prej kur ka qenë kryeministër. Janë që i ka sjellë Isa, e tjetër kush. Shumë të idhnum janë po ashtu me mu, se mendojnë që jam bë unë shkaktar që i kam qit në opozitë. Pra kam krijuar armiq brenda administratës një pjesë të tyre dhe marrë goditje të shumta. Nuk është e vërtetë. Kryeministria, kryeministri ka shpenzuar dreka e darka çka po thonë ata. Shteti i Kosovës, reprezentacioni. Nuk ka dreka e darka Ramush Haradinaj”, tha Haradinaj.

Share: