Elon Musk ka prezantuar sot makinë e re elektrike të kompanisë të quajtur Cybertruck.
Makina, që në pajme ngjan si një mjet ushtarak disi post-apokaliptik, ka disa specifika interesante. Sipas Musk ajo mund të mbajë një ngarkesë deri në 1,587 kilogram, të tërheqë një ngarkesë deri në 6,350 kilogram, sustacione adaprive me ajër si dhe mund të kryejë 320 km, 480 km dhe 800 kilometra me një karikim të vetëm në varësi të modelit.
Makina do të jetë në shitje për 50 mijë dollarë nga modeli më i thjeshtë, deri në 70 mijë dollarë për versionin me 3 motorë dhe 4 rota aktive.
Mirëpo jo gjithçka ka shkuar sipas planit gjatë prezantimit në skenë. Makina është qëlluar në xhamin e shoferit me një sferë metalike për të treguar se janë të blinduara, por sfera ka arritur të thyejë xhamin. Edhe pse e provuan sërish në xhamin tjetër, doli po i njëjti rezultat.
Në rrjetet sociale nuk kanë munguar kritikat dhe humori me këtë episod.
Yikes! I like Elon Musk, but this is a disaster.
Tesla wanted to show off its Cybertruck’s “bulletproof” windows but it shattered immediately with a metal ball.
“We’ll fix it in post,” Musk joked.
OMG. In the history of presentations, this has to go down as one of the worst gaffes.
Elon is presenting in front of a truck with shattered windows, after a glass breaking test goes wrong. #Cybertruck