Vetëm pak kohë pasi u panë bashkë në shtetin tropikal të Panamasë, Ben Blushi dhe Samir Mane kanë vendosur t’i bëjnë një vizitë Edi Ramës në Kryeministri.
Biznesmeni i fuqishëm Mane dhe drejtori i përgjithshëm i Top Channel janë fotografuar teksa hyjnë në ambientet e Kryeministrisë ditën e sotme.
Qëllimi i vizitës është i paqartë, megjithatë kujtojmë se marrëdhëniet mes Ben Blushit dhe Edi Ramës nuk kanë qenë të mira, që prej shkëputjes së tij nga Partia Socialiste, krijimin e një partie të re dhe më pas transferimin në botën e medias.
Nuk dihet nëse biznesmeni Mane ka influencuar në paqësimin e kësaj marrëdhënie që gjatë kohës që së bashku me Blendi Fevziun dhe Baton Haxhiun ndodheshin me pushime në Panama.
Foto FaxWeb: