Sot priten reshje mesatare në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë priten reshje lokalisht mesatare.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 18 °C
në vendet e ulëta: 14 / 17 °C
në vendet malore: 7 / 13 °C