Ka përfunduar në këto momente mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila u mbajt sot pas dekretimit nga Kreu i Shtetit të Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Në mbledhje u vendos hartimi i një projektrezolute, e cila do t’i kalojë nesër Kuvendit për seancën e jashtëzakonshme. Kjo sancë do të mbahet të enjten në orën 10:00 të paradites.
“U vendos hartimi i një projektrezolute që do t’i kaloje seancës plenare, ku do reflektohet qëndismi i Kuvendit ne raport me vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta qe dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare te Gjykatës Kushtetuese”-thanë burimet.