Opozita mbledh grupin e punës për Reformën Zgjedhore, pikat që do të diskutohen

Aktualitet Kryesore Politikë

Opozita e Bashkuar ka nisur mbledhjen në orën 18:00, Grupin e Punës për Reformën Zgjedhore.

Në një njoftim për media, PD bën me dije se opozita vijon punën për të pasur gati Platformën dhe zgjidhjet ligjore lidhur me Reformën Zgjedhore, miratimi i së cilës është një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave.

Gjithashtu, sipas PD, opozita ka propozuar edhe Mekanizimin e posaçëm për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe konsensusin në miratimin e Reformës Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme, në rend dite do të jenë tre pika të rëndësishme, si më poshtë:

1. Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numurimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus cështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu, do të ketë një prezantim.
2. Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familajre, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile.
3. Diskutime për Rekomandimet e ODIHR, që identifikohen si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik.

Share: