Open Data ka publikuar së fundmi, pasuritë e deputetëve të rinj të Kuvendit. Një ndër ta është edhe deputetja e shumëpërfolur kohët e fundit, Majlinda Halilaj.
Ajo e cila mori mandatin e Lulzim Bashës, u bë e njohur për aktikulimin në Kuvend, ku nuk lexonte dot as fjalën e saj në letër.
Por çfarë pasurie ka Majlinda Halilaj?
Në deklarimet e Open Data ajo ka si pasuri vetëm nje autoveturë të tipit Mercedes Benz në vlerën 6 000 Euro të përfituar si dhuratë nga babai në datën 19.03.2018. Deputetja e re, nuk ka as shtëpi dhe asnjë pasuri tjetër.