Mijëra topa akulli në formë veze kanë mbuluar një plazh në Finlandë, rezultat i një fenomeni të rrallë të motit.
Fotografi amator Risto Mattila ishte në mesin e atyre që hasën në “vezët e akullit” në ishullin Hailuoto në Gjirin e Bothnisë midis Finlandës dhe Suedisë.
Ekspertët thonë se ajo është shkaktuar nga një proces i rrallë në të cilin copa të vogla akulli janë mbështjellë nga era dhe uji.
Mattila, nga qyteti i afërt i Oulu, i tha BBC-së se kurrë nuk kishte parë diçka të tillë më parë.
“Unë isha me gruan time në plazhin Marjaniemi. Moti ishte me diell, rreth -1C Atje gjetëm këtë fenomen të mahnitshëm. Kishte dëborë dhe vezë akulli përgjatë plazhit pranë vijës së ujit”, tha ai.