“Skandal tek materniteti Geraldina”, Berisha denoncon për ngjarjen e rëndë: Gra e fëmijë të lënduar, disa në reanimacion

Aktualitet Sociale

Në një mesazh të bërë publik në faqen Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se një qytetar ka denoncuar një rast të rëndë të ndodhur tek materniteti Mretëresha Geraldina në Tiranë.

Sipas denoncuesit anonim, thuhet se në këtë maternitet një natë më parë është shkëputur një pjesë e tavanit, duke zënë nënë të gra dhe fëmijë, disa prej tyre kanë përfunduar në reanimacion.


Mesazhi i plotë:

Nje skandal i vertet ne maternitet qe fshihet!

Ndrikull Manasterliu dhe policia fshehin ngjarjen.

Lexoni denoncimin e pacientit dixhital. sb

Mirmbrema z.Berisha , ju informoj se mbrem tek materniteti tek treni esht shembur tavani ne nje dhome me dhe ka zen posht gra e fmij , dhe vendi esht pastruar brenda 1 ore , disa jan ne reanimacion nje grua ka psuar frakture te klavikules dhe shpatulles per tjera nuk dihet , ka ardh dhe drejtoresha urgjent mbrem dhe bente presion ce te pastrohet urgjent.Por sot ne mengjes ne mbledhjen e mengjesit mjeket nuk u informuan per ngjarjen asnje fjale dhe drejtoresha nuk erdhi fare ne mbledhje anonim ju lutem

Share: