Ndryshim rrënjësor në policinë e burgjeve, ministrja Gjonaj urdhëron lëvizjen e shefave

Aktualitet Kronikë Kryesore

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zëvendësuar të gjithën shefat e Policisë së Burgjeve.

Mësohet se, ministrja ka urdhëruar që të gjithë shefat e Policisë në Burgje të zëvendësohen, në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP).

Ky “spastrim” në nivele të larta i drejtuesve të Policisë së Burgjeve bëhet me qëllim për të rritur sigurinë në burgje dhe shtrëngimin e masave për parandalimin e veprimatarive kriminale, që porositen nga brenda qelive.

Të gjithë drejtorët e larguar nga detyra do të zëvendësohen nga të emëruarit e rinj.

Share: