Ironia e Ramës me Bashën: Nëse e do pushtetin, apliko te “Shqipëria që duam”

Aktualitet Politikë

Kryeministri Edi Rama, nga Lezha ka vijuar sot  takimet e ciklit “E gjithë vëmendja te ju”, ku nuk ka lënë pa përmendur dhe platformën e bashkë qeverisjes.

Rama ka ironizuar edhe njëherë  ata që janë kundër kësaj platforme dhe që e përbuzin atë, duke thënë se Shqipëriqëduam.al është bërë për të dëgjuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve.

Shumë njerëz nga këta profesorët në televizor dhe këtë të broçkullave të kazanit, thonë: Ç’ është kjo?

Kjo është një gjë që u jep mundësi njerëzve që nga teknologjia  të çoj fjalë menjëherë, pa letra. Ja ky artisti i ka dërguar mesazh artistit e PD.

Kush dërgon mesazhin merr brenda 10 ditëve përgjigje, i takon apo nuk i takon ajo që kërkon.

Nuk ka rëndësi nëse fiton apo jo, e rëndësishme është që merr përgjigje për atë që ka kërkuar, nuk ngelet rrugëve”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera Rama ironizoi dhe kundërshtarin e tij politikë, Lulzim Bashën, duke i thënë që nëse do pushtetin të aplikoj tek platforma.

Unë nuk kam dëgjuar asnjë shqiptarë që thotë se nuk i takon ajo që kërkon, të gjithë thonë më takon.

Ti shiko Lulin, nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe thotë dua pushtetin.

E kupton ti do pushtet pa fituar zgjedhje, po dhe ai të aplikojë tek platformë që të marrë përgjigje për 10 ditë.

Po halli nuk është i Lulit se  ia e ka në terezi, po halli është i atyre që i rrinë nga mbrapa’, shtoi ndër të tjera Rama.

Share: