Iraku në dorë të protestuesve, bllokohet porti kryesor i vendit

Kryesore Rajon/Botë

Forcat irakiane të sigurisë vranë ditën e djeshme një tjetër protestues dhe plagosën 91 të tjerë pas demonstratave të ditës së shtunë.

Qytetarët e zhgënjyer nga qeverisja kanë bllokuar rrugët drejt portit Umm Qasr në përpjekje për të mos lejuar shkarkimin e mallrave nga anijet e ankoruara. Që prej ditës së mërkurë, importi i mallrave ushqimorë, si :perime, grurë, etj janë bllokuar që prej të mërkurës me kërkesë të protestuesve për të paralizuar ekonomikisht vendin. Ndërkohë, është paralajmëruar së fundmi se dhe mësuesit do të nisin grevën.

Që prej fillimit të muajit tetor, janë vrarë mbi 100 persona gjatë protestave kundër qeverisë shiite. Këto janë demonstratat më të fuqishme anti-qeveritare që prej rënies së diktatorit Sadam Huesin.

Share: