E nominuara e presidentit amerikan Donald Trump për ambasadore në Shqipëri Yuri Kim duke folur para Senatit Amerikan deklaroi se SHBA inkurajon Shqipërinë për reformat e nisura.
Youri Kim shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin ngritjen e SPAK dhe të BKH në vendin tonë.
“Do të inkurajojmë Shqipërinë në reformat e saj. Do të mbështesim ngritjen e SPAK dhe të BKH-së. Do të mbështes forcimin e ligjit. Do të punoj për luftimin e krimit të organizuar”, tha kandidatja për ambasadore e SHBA Yuri Kim.
E pyetur për ndikimet ruse dhe si do të punojë në Shqipëri, kandidatja për ambasadore në vendin tonë Youri Kim deklaroi se në Shqiëri, ndikimi rus është pak ose aspak i ndjeshëm.
“Mendoj se mënyra për të ecur përpara bazohet në solidaritet, integrim dhe bashkëpunim. Duke qenë se Rusia nuk ka tërheqje të madhe në Shqipëri, ne do mbajmë vende të tilla më afër”, tha Yuri Kim.