Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, priti sot në takim kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, deputetin e LVV, Liburn Aliu si dhe Arbër Zaimi, këshilltar i kryetarit të LVV.
Lajmin e bën të ditur vetë Berisha përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’.
“Në këtë takim diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës në interesin më të mirë të dy vendeve dhe të kombit tonë si dhe bashkëpunimit rajonal. Takimi ishte i hapur dhe miqësor”, shkruan Sali Berisha.
Postimi i plotë
Takim me kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe kryetarin e Levizja Vetevendosja, zotin Albin Kurti!
Te dashur miq, sot prita ne nje takim kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe Kryetarin e Levizjes Vetevendosja, z. Albin Kurti dhe zoterinjte Liburn Aliu, deputet i kesaj partie dhe Arber Zaimi keshilltar i kryetarit te LVV.
Ne kete takim i shpreha dhe njehere zotit Kurti urimet e perzemerta per fitoren e tij dhe Levizjes Vetevendosja ne zgjedhjet e fundit paralamentare ne Kosove duke theksuar se zgjedhjet e fundit ishin historike, qytetaret e Kosoves me voten e tyre mandatuan ndryshimin, mandatuan koaliconin LVV-LDK, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin per udheheqjen e vendit ne rrugen e ndryshimit dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike.
Ne kete takim diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet ne rajon dhe bashkepunimin midis Shqiperise dhe Kosoves ne interesin me te mire te dy vendeve dhe te kombit tone si dhe bashkepunimit rajonal.
Takimi ishte i hapur dhe miqesor! sb
Kujtojmë që z.Albin Kurti zhvilloi një takim ditën e premte, më 25 tetor 2019 me kryeministrin e vendit, Edi Rama.
Etike