Në këtë intervistë të shkurtër, filozofi Jean Paul Sartre shpjegon nocionin dhe rolin e intelektualit sipas tij. Sartre e bën një ndarje mes intelektualit para dhe pas vitit 1968, respektivisht para dhe pas protestave studentore në Paris.
Intervistuesi: Cilat janë karakteristikat e intelektualit dhe çfarë e bën atë të jetë një intelektual?
Jean Paul Sartre: Kam evoluar sa i përket kësaj çështje sikurse edhe të tjerët. Ekziston grupi i intelektualit klasik në të cilën kam bërë pjesë edhe unë dhe në të cilin grup mjerisht jam ende… Pastaj është një lloj tjetër i intelektualit, ai që u shfaq në Maj të 1968-ës.
Intelektuali klasik në fillim ishte dikush që rekrutohej në një sektor të cilin unë do ta quaja sektori i “punëtorëve të specializuar të dijes praktike“. Detyra e tyre ishte të strukturojnë të dhënat teknike apo praktike përmes përdorimit të njohurive shkencore. Këta punëtorë e kanalizojnë njohjen(dijen) shkencore, në njohje të veçantë të mjekut apo inxhinierit. Kështu ata gjenden në një situatë ku individualisht i shërbejnë të veçantës duke u bazuar në nocione Universale apo në praktika Universale.
Mendoni ta zëmë për shkencëtarët në Amerikë që punojnë në prodhimin e bombës atomike, apo në armët e reja të cilat janë vendosur në Vietnam… Kjo është partikulare në kuptimin që ai(puntori) i prodhon armët për tu përdorur në Vietnam apo thënë përgjithësisht për Imperializmin Amerikan, që gjithsesi është Universale në kuptimin që, tek këto armë ai aplikon dijen e tij Universale.
Eshtë botërisht e vërtetë se nëse vendosim armë të caktuara në rrethana të caktuara, rezultati do të jetë vetëm një rezik i caktuar. Kështu ekziston kjo kontradiktë konstante mes dijes Universale dhe përdorimit praktik dhe të veçantë(partikular) të kësaj dije, e cila ua ofron këtyre “teknikëve të dijes praktike” mundësinë për tu bërë intelektual. Ai është intelektual prej momentit që mishërohet me këtë kontradiktë dhe e bën pjesë të vetes. Kjo ngjan shumë me “nënvetëdijen e pa lumtur” të Hegelit, sepse tek Hegeli e gjejmë këtë nënvetëdije Universale dhe partikulare dhe kështu ai (tekniku i dijes praktike) përballet me këtë kontradiktë të cilën nuk mund ta zgjidh.
Ky është intelektuali klasik. Ai nuk dyshon aspak për veten. Ky intelektual krijon dhe është i krijuar nga një kontradiktë e cila formëson tek ai një nënvetëdije të palumtur, dhe mendon se kjo e përligjë atë që të marr anën e proletariatit, ta këshillon atë, të zbulojë të vërtetat pët të. Ai i zbulon këto të vërteta sepse duke qenë vetë partikular është i ndërtuar nga Universalja që është brenda tij, ashtu sikurse Universalja ndërtohet nga partikularja. Kjo e bën atë të veprojë në mënyra të caktuara duke zbuluar të vërteta të cilat ai mendon se janë gjithmonë e më Universale, dhe kështu ai e ndërton veten si një intelektual. Në shumicën e rasteve ai vetëm nënshkruan peticione.
Kështu duke e parë dallimin mes veprimit dhe mendimit politik Universal, dhe veprimit e mendimit politik partikular, të cilin qeverisja borgjeze e promovon, ai(intelektuali) e denoncon këtë mendim dhe veprim partikular borgjez duke u thirrur në emër të Universales. Ky është kuptimi klasik për intelektualin. Rjedhimisht ai është shumë i kënaqur me “nënvetëdijen e tij të palumtur” sepse është pikërisht ajo që ia mundëson atij të denoncoj dhe kështu intelektuali klasik bëhet një denoncues(profetues) i madh.
Ky është intelektuali që unë e kam parë para Majit.
Por pas muajit Maj diçka e jashtëzakonshme ndodhi. Lëvizja studentore që u parapriu ngjarjeve të Majit, doli në rrugë për të kontestuar një numër të madh gjërash, ku me theks të veçantë e kontestuan Universitetin, ligjeratat, dijen dhe fuqinë e profesorëve, ndikimin e shtetit në kulturë, faktin se ishte partikulare dhe e reduktuar për vetëm disa njerëz në vend që të ishte Universale dhe për të gjithë.
Përmes kësaj ne e kuptojmë se intelektuali klasik ishte i veçuar dhe një pjesë e revoltës ishte përqëndruar pikërisht kundër atij.
Përktheu dhe përshtati: Ardian Batusha