Dhuna në protestë, 15 persona të lënduar, mes tyre edhe policë e përfaqësues të medias

Aktualitet Kronikë Kryesore Politikë

Burimet zyrtare nga Ministria e Shendetesise raportojne te dhenat me te fundit liodhur me personat e lenduar. Deri më tani raportohen 15 persona të lënduar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në QSUT janë dërguar për mjekim pesë policë, dy përfaqësues të medias dhe pesë protestues. Personat e dërguar në QSUT janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Nderkohe më herët u raportua edhe për dy policë të dëmtuar me mjete te forta. Ata kane plage ne koke dhe ne kurriz dhe jane transportuar per trajtim te specializuar ne spitalin universitar te Traumes, ku po marrin trajtimin e nevojshem.

 

Gjatë nisjes së protestës pati përleshje mes protestuesve dhe policisë, ndërkohë që garda u përgjigj me hedhje gazi lotsjellës dhe uji me presion për të shpërndarë masën e madhe të protestuesve.

Kreu i PD-së, Basha, akuzoi policinë se ishte ajo që e cau vetë kordonin policor, si një skenar për nxitjen e dhunës.

protesta PD-kryeministria7protesta PD-kryeministria6protesta PD-kryeministria5protesta PD-kryeministria4protesta PDprotesta PD-kryeministria3protesta PD-kryeministriaprotesta PD-kryeministria1protesta PD-kryeministria2

 

Share: