Njihuni me vlerat e mrekullueshme të hurmave të Arabisë me qumështin

Shkencë & jetë Sociale

Hurmat e arabisë kanë vlera të larta shëruese, por të kombinuara në një kurë me qumësht fuqia e tyre në mbrojtje të shëndetit bëhet e jashtëzakonshme. Më poshtë, do të mësoni një kurë të thjeshtë në përgatitje, por fantastike dhe mirëbërëse për gjithë trupin dhe si ta përgatisni atë në shtëpi. Këtë kurë mund ta përgatisni dhe ta konsumoni çdo ditë duke përfituar maksimalisht vlera ushqyese dhe një organizëm të shëndetshëm, gjithashtu. Hurmat e Arabisë përmbajnë disa lloje sheqernash, të cilat nuk kanë nevojë të treten pasi përthithen menjëherë nga gjaku dhe transferohen tek muskujt dhe truri duke ndihmuar ndërkohë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

 

Të kombinuara me qumësht, ato i japin trupit energji duke ndihmuar në mirëfunksionimin e të gjitha organeve të trupit. Sipas studimeve, një gotë qumësht me hurma Arabie çdo ditë i dhuron trupit të gjitha vlerat ushqyese si hekur, fosfor, kalium, zink, magnez, vitaminë A,D dhe C dhe mbron organizmin nga ushqimet e dëmshme apo të pashëndetshme. Kjo kurë ndihmon në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme, sistemit nervor, veshkave, ndihmon konstipacionin, mbron kockat duke parandaluar dobësimin e tyre, forcon sistemin imuntar dhe ndihmon mëlçinë të pastrohet nga toksinat. Sipas të dhënave, qumështi dhe hurmat e Arabisë ndihmojnë organizmin të luftojë aneminë. Kjo kurë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në zhbllokimin e arterieve duke mbrojtur zemrën. Hurmat e Arabisë bashkë me qumështin shndërrohen në një agjent të fuqishëm kundër virozave, baktereve dhe infeksioneve ndërsa ndikojnë në forcimin e muskujve dhe kyçeve gjithashtu. Konsumimi i qumështit me hurma Arabie përmirëson nivelin e shikimit duke forcuar në tërësi shëndetin e syve. Gjithashtu kjo kurë ndihmon në shëndetin e veshëve, forcon dëgjimin si dhe sistemin nervor në tërësi. Falë vlerave të larta ushqyese, qumështi me hurma Arabie ndihmon edhe në forcimin e dhëmbëve gjithashtu.

Përgatitja e kurës
Pastroni me ujë të rrjedhshëm 7 hurma Arabie. Largojini bërthamën dhe pjesën e tulit priteni në dy pjesë. Kalojini në mikser dhe më pas shtoni një gotë me qumësht. Kalojini sërish në mikser derisa masa të njëtrajtësohet. Më pas hidheni në një gotë dhe pijeni menjëherë. Mund ta pini çdo ditë herët në mëngjes por edhe gjatë ditës apo në mbrëmje.

Share: