Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade ka hedhur kritika të forta në drejtim të kryeministrit Rama, ndërsa tha se vendi po drejtohet shumë keq.
E ftuar në “Kjo Javë”, në “News24”, Dade u shpreh se vendi ka një parlament të cunguar, të vënë nën thundrën e ekzekutivit.
“Duhet parë edhe çështja e ndërrimit të sistemit. Ne kemi një parlament të cunguar. Kemi një maxhorancë të shndërruar në instrument të kryeministrit. Parlamenti duhet të bëjë detyrën e vet, të menaxhojë sa dhe si janë realizuar ecuria e të gjitha reformave, për fat të keq nuk bëhet. Jemi shndërruar si në kohën e diktaturës, Parlamenti është vënë nën thundrën e ekzekutivit. Kam kërkuar që Rama të jepte dorëheqjen dhe PS i ka të gjitha kapacitet që të vinte një kryeministër tjetër, nuk jap emra, por ka shumë. Rama ka përzënë një numër intelektualësh në PS sepse ndjehej i rrezikuar. Është për të ardhur keq që ka një tendencë që kjo kategori e intelektualëve të largohet. Është vrarë shpresa. Vendi drejtohet shumë keq, nuk ka ministra, ka vetëm ‘one man shoë’”, tha Dade.