Nën stres, qelizat e burrave kryejnë ”vetëvrasje”

Shkencë & jetë Sociale

Kur i nënshtrohen kushteve të veçanta të stresit, qelizat e burrave kryejnë ”vetëvrasje”, ndërsa qelizat e grave rezistojnë dhe mbijetojnë, sipas një studimi botuar në revistën ”Cell Death and Disease”, që siguron një tjetër provë shkencore që konfirmon se të qenit burrë apo grua kushtëzon fillimin e sëmundjeve dhe përgjigjen ndaj trajtimit.

Studimi arrin të identifikojë disa komponentë molekularë që mbështesin përgjigjen e ndryshme të qelizave mashkullore dhe femërore ndaj stresit.

“Në përgjithësi qelizat mashkullore (XY) i përgjigjen stresit duke shkuar në një vdekje të programuar (apoptozë), një formë e ‘vetëvrasjes’ qelizore të rregulluar, ndërsa qelizat femërore (XX), si përgjigje në të njëjtin stres, aktivizojnë mekanizmat e mbijetesës (autofagji) dhe i rezistojnë vdekjes së qelizave”, shpjegohet në studim. (Atsh)

Share: