Lëngu i panxharit ndihmon për të ulur tensionin e lartë

Shkencë & jetë Sociale

Lëngu i panxharit ul tensionin. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e universitetit “The Barts” dhe të “The London Medical School”, botuar në revistën “Hypertension”. Studiuesit kanë analizuar kartelat klinike të 8 femrave dhe 7 meshkujve me tension maksimal të vlerave 140 dhe 159 mmHg.

Më pas pacientët u ndanë në dy grupe. Grupit të parë i dhanë të pinin 250ml lëng panxhari, ndërsa grupit të dytë vetëm ujë. Në ndryshim nga ata që pinë ujë, personat që konsumuan lëng panxhari, patën një rënie të tensionit mesatarisht prej 10 mmHg. Sipas studiuesve, kjo është meritë e nitratit që hap venat e gjakut.

Share: