Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në “Facebook” ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Fatos Baxhaku.
Rama shkruan se ndarja nga jeta e Baxhakut është një tjetër ngjarje e rëndë, fill pasi më herët iku nga kjo botë regjisori Gjergj Xhuvani.
Për kryeministrin, Fatos Baxhaku përbën një njeri fort të mirë të letrave dhe të librave, që jetoi me dashuri pa zhurmë në vend.
E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik i kohëve të vjetra, Fatos Baxhaku, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e këtij vendi, sot e humbi betejën me sëmundjen cfilitëse…
Lamtumirë Baxhak?