Rama shkon në Beograd për “Shengenin ballkanik”, pritje surprizuese në aeroport

Kryesore Politikë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Serbi, një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes për të ashtuquajturin “Shengeni ballkanik”.

 

 

Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë nesër një takim me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, me të cilët do të nënshkruhet edhe marrëveshja në Novi Sad.

 

Bëhet fjalë për një marrëveshje bashkëpunimi për heqjen e barrierave për bizneset dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve e shërbimeve të quajtur “Shengeni Ballkanik”.

Për këtë marrëveshje kryeministri Rama ka folur disa herë. Kjo ide për një mini Schengen qarkullon prej vitesh, por Kosova dhe Mali i Zi e kanë kundërshtuar ashpër, pasi e konsiderojnë këtë veprim si një përpjekje për rikthimin e ish-Jugosllavisë.

Në aeroportin e Beogradit, kryeministri i Shqipërisë u prit nga ministrja e Integrimit Europian, Jadranka Joksimoviç.

Share: