Horoskopi sot, e mërkurë 9 tetor 2019

Shkencë & jetë Sociale

Dashi
Të lindurit e kësaj shenje do të kalojnë një ditë tërësisht ndryshe nga ditët e tjera. Do të jetë një e mërkurë “shpërthyese”, e mbushur plot situata që do t’ju sjellin emocione të larmishme. Ekziston mundësia të ndiheni të shqetësuar në një moment të caktuar, por gjithçka do t’ju shpërblehet më pas.
Demi
Sot mund të rikthehet në kujtesën tuaj, diçka që kishit vendosur ta harroni kohë më parë. Është e rëndësishme t’i kushtoni më shumë kohë vetes dhe të relaksoheni sa duhet. Mos hezitoni të falni dikë që ju kërkon ndjesë të drejtpërdrejtë.
Binjakët
Binjakët mund të ndihen sot paksa të irrituar. Kjo mund të lidhet me jetën tuaj personale, por edhe me atë profesionale. Të shkruarit është një nga mënyrat për të dalë nga kjo gjendje, ose mund të qëndroni pranë familjarëve tuaj.
Gaforrja
Sot do të jeni shumë ndjeshëm. Mos u kushtoni rëndësi fjalëve të tepërta që mund të thuhen për ju. Përqendrohuni te gjëra më të rëndësishme. Mos shpenzoni kohë duke dalë në përfundime që mund t’ju lëndojnë.
Luani
Të lindurit e kësaj shenje do të ndihen më të fuqishëm se zakonisht. Është një ditë e mirë për të qenë aktiv dhe për të marrë energji. Nëse keni diçka të rëndësishme për të biseduar me partnerin/partneren tuaj, është dita e duhur për të vepruar.
Virgjëresha
Dikush mund t’ju përpiqet t’ju vërë në lojë në punë, gjë që mund t’ju mërzisë. Mbani veten nën kontroll dhe bëni durim, pasi një fjalë e tepërt mund ta çojë situatën në favor të personit në fjalë. Do të ishte mirë nëse gjeni kohë për t’u relaksuar.
Peshorja
Ekziston mundësia të ndiheni të pavendosur lidhur me një çështje në punë. Mos u mbyllni në vetvete dhe flisni me miqtë tuaj. Të martuarit e kësaj shenje do të kalojnë një ditë të qetë, pa ndonjë zhvillim të veçantë.
Akrepi
Për akrepat kjo ditë do të shkojë pa probleme. Mund të përfundoni një projekt tejet të rëndësishëm për karrierën tuaj. Një mundësi e re mund t’ju ofrohet në jetën tuaj personale, e cila do t‘ju fusë thellë në mendime.
Shigjetari
Sot mund të injoroni diçka që ju shqetëson. Ka të ngjarë që dikush ka thënë diçka të pakëndshme për ju. Këto janë situata të vështira, por është më mirë të përballeni dhe kjo do t’ju bëjë që ta kaloni ditën më mirë.
Bricjapi
Një ngjarje sot mund të nxjerrë në pah një anë tuajën, të cilës nuk i keni kushtuar shumë vëmendje. Reagimi mund të jetë intensiv dhe mund ta gjeni veten të shpjegoni diçka që nuk e kuptoni fare. Mos u shqetësoni për këtë, pasi të merrni pak kohë për veten, do të kuptoni se çfarë po ndodh vërtet.
Ujori
Është dita e duhur për t’u kushtuar kohë personave me të cilët nuk jeni takuar prej kohësh. Sa i përket lidhjes suaj romantike, ka gjasa që partneri/partnerja të shprehë zhgënjim ndaj jush. Mund të realizoni një udhëtim, i cili do t’ju prezantojë me vende dhe miq të rinj.
Peshqit
Mund të ndiheni konfuz gjatë kësaj të mërkure, ndaj këshillohet që të mendoni qetësisht rreth ndjenjave tuaja. Një person duket se ndjen nevojën për praninë tuaj. Rekomandohet të mos refuzoni ftesat që mund t’ju vijnë sot.

Share: