Raportimi/Gazeta franceze: Eshtrat e Ismail Qemalit prehen në Vlorë, kontributi personal i Mbretit Zog për ceremoninë e varrimit

Aktualitet Histori Kryesore Kulturë Libri

Nga Aurenc Bebja

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të mërkurën e 30 nëntorit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me veprimin dhe respektin e Mbretit Zog ndaj Ismail Qemalit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Shqipëri

20 vjetori i Pavarësisë.

Image

Na telegrafojnë nga Tirana:
20 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë u festua në të gjithë vendin. Një ceremoni e madhe u zhvillua në Vlorë, ku, në 1912, Ismail Bej Qemal Vlora shpalli pavarësinë e Shqipërisë, eshtrat e të cilit u transportuan nga Kanina në varrin e ri të ngritur në Vlorë nën kujdesin dhe shpenzimet pesonale të mbretit./Darsiani.com

Share: