Hashim Thaçi thirrje plot krenari qytetarëve të Kosovës: Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira

Aktualitet Kryesore Politikë Rajon/Botë

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas nisjes së procesit të votimit në Kosovë.

Përmes një postimi na faqen e tij zyrtare, Thaçi bën ftesë për pjesëmarrje të madhe, teksa thekson se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë .

“Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova”, shkruan Presidenti.

Screenshot_1.jpg

Share: