Basha ndan detyrat në Kryesinë e partisë: Të gjithë në terren, gati për zgjedhje

Aktualitet Kryesore Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur këtë të dielë, rreth orës 11:00, Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të partisë së tij. Mbledhja po zhvillohet në selinë blu dhe në fokus të diskutimeve janë zgjedhjet dhe aksioni opozitar, që pritet të nisë në muajin tetor. Burime brenda mbledhjes shprehen se kreu i PD, Lulzim Basha, ka kërkuar intensifikim të aksionit opozitar.

“Zgjidhja e krizës janë zgjedhjet e parakohshme. Aksioni opozitar do të intensifikohet, gati për protesta. Ritmi i punës në terren duhet të rritet. Alternativa është duke u përgatitur”, mësohet të jenë disa nga detyrat që Basha iu ka dhënë të tijve.

Pjesë nga diskutimi i Lulzim Bashës në Kryesinë e PD-së

1. Raporti i OSBE/ODIHR dhe rezoluta e Bundestagut, duke shpresuar se deri në tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike, është skanimi i situatës. Jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme.

2. Asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Krahas aksionit opozitar dhe qytetar, do të vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternativës.

3. Përgatitja e PD për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në 1 ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret në terren dhe nis përgatitjet dhe kontaktin me qytetarët për zgjedhjet si zgjidhja e krizës.

Share: