Deputeti Myslim Murrizi dyshon se kolegët e tij nga LSI-ja që nuk pranuan të dorëzojnë mandatet, janë të porositur për ta bërë një gjë të tillë.
Në emisionin “Arena” në Ora News, Murrizi solli në vëmendje rastin e deputetes së Shkodrës nga lista e LSI-së, Amra Borova, për të cilën tha se është familjare e ngushtë me Agron Çelën, që kryesonte listën në këtë qytet.
Murrizi ngre pyetjen se si mundet që Borova të marrë mandatin pa miratimin e të afëmirt të saj.
“Ata (të LSI-së) i kanë plotësuar të gjitha listat. Nuk gjykoj që nuk kanë ardhur rastësisht.
Absolutisht kanë ardhur me porosi.
Ju tregoj rastin në Shkodër.
Duke qenë se jam tek Kosmisioni i Mandateve erdha për të parë raportin e KQZ-së.
Për deputeten e Kuvendit, që nuk e ka bërë betimin akoma sepse një ditë më parë u bë me vajzë.
Kurrë nuk e besoj që ajo të ketë marrë mandat jashtë miratimit të atij që e ka lënë mandatin.
Është familjare e ngushtë e tij e zotit Çela dhe është në listë se ka dashur ai ta fusi.
Mbesa apo nusja e nipit nuk mund të marrë mandatin që lë xhaja”, u shpreh Murrizi.