Lagjet e pejgamberit

Analizë Opinion

Për të kuptuar frikën që mbretëron në metropolet evropiane, duhet parë tregjet që hapen në prag të Krishtlindjeve. Atmosfera festive edhe në dhjetorin e kaluar ishte e turbulluar nga masat e rrepta të sigurisë.

Në të gjitha anët e tregjeve, policë dhe pengesa të larta betoni. Shumë njerëzve u kujtohej 19 dhjetori i vitit 2016, kur një terrorist tunizian rreth orës 20:00 u fut furishëm me një kamion në një treg të Krishtlindjeve në Berlin, dhe me atë rast ua mori jetën 12 njerëzve, ndërsa plagosi 70. Në dhjetor të vitit të kaluar, krimineli Chérif C., 29-vjeçar dhe i dënuar për 27 vepra të ndryshme, vrau në një treg Krishtlindjesh në Strassburg (Strasbourg) dy njerëz, ndërsa plagosi 12.

Për Francën kjo ishte një traumë e sërishme. Një traumë që vendin e ktheu në vitin 2015, kur terroristë të provincës islamike vranë 130 njerëz dhe plagosën 683, prej tyre 97 pësuan lëndime të rënda. Me atë rast vdiqën edhe shtatë atentatorë. Përgjegjësinë për masakrat e Parisit e mori i ashtuquajturi “Shteti Islamik”.

Pas krimit në Strassburg, gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e pyeti shkrimtarin algjerian me banim në Paris, Yasmina Khadra, se si funksionon një terrorist. Khadra, i cili në të vërtetë quhet Mohammed Mousesehoul, shpjegoi: “Xhihadisti nuk është në gjendje të mendojë vetë. Ai është një i çmendur, që jeton në halucinacionin e tij vrastar.

Atij i vjen gërdi nga vetja e tij, sepse ai dëshiron të vdesë. Ëndrrat e tij kanë vdekur. Tani ai dëshiron t’i zhdukë ëndrrat e të tjerëve dhe ta pengojë festën e tyre”. Khadra, i lindur më 1955, para se të bëhej shkrimtar ka shërbyer në ushtrinë algjeriane. I ati i tij luftoi kundër francezëve, i biri qe i detyruar të shërbejë në ushtri dhe të studiojë në akademinë ushtarake. Khadra luftoi tetë vjet në Algjeri kundër terrorizimit të Front islamique du Salut (FIS).

“Armiqtë tanë ishin nipat dhe fqinjët tanë. Kam luftuar terrorizmin, kam varrosur miq, kam ngushëlluar nënat e fëmijëve të vrarë – dhe kam mbijetuar”. Më 2005 Khadra u bë i njohur në mbarë botën me romanin “L’Attentat” (Atentatorja, në gjermanisht). Në një letër dërguar së fundi francezëve, presidenti Em ma nu el Ma cron tha se bashkëjetesa mes banorëve vendas dhe mërgimtarëve shoqërohet nga “tensionet dhe dyshimet”.

Macron pyeti: “Si mund të garantojmë se të gjithë i respektojnë vlerat e paprekshme të Republikës? “ Me këtë pyetje merren gazetarët e “Le Monde”, Gérard Da vet dhe Fa bri ce Lhom me. Ata sapo kanë botuar librin “Inch’Allah “, një hulumtim mbi jetën në lagjet periferike të qyteteve franceze. Në këto lagje jetojnë shtresat e paprivilegjuara, kryesisht myslimanët nga vendet arabe, disa prej tyre ishkoloni franceze. Autorët theksojnë se mes këtyre lagjeve dhe pjesës tjetër të qyteteve po krijohet një hendek i madh. Në lagjet e dominuara nga arabët islami gjithnjë e më shumë po i zëvendëson rregullat, ligjet dhe traditat franceze.

Zhvillimi po shkon drejt një secesioni mes shumicës dhe ardhacakëve, të cilët nuk tregojnë vullnet për t’u integruar në shoqërinë franceze. Autorët nuk e potencojnë aq sa duhet një të vërtetë: vetë shteti francez me dekada të tëra nuk ka qenë i angazhuar për integrimin e myslimanëve. Bashkë me pesë studentë të gazetarisë nga “Cent re de For ma ti on de Jour na lis tes”, reporterët Gérard Da – vet dhe Fa bri ce Lhom me kanë hulumtuar në Dépar te ment Sei ne-Saint-De nis.

Në këtë pjesë, më 2005 shpërthyen trazirat e mëdha të emigrantëve. Në një kapitull mbi ndërmarrjen e transportit publik RATP theksohet se nga frika e sulmeve kundër autobusëve urbanë, shoferët rekrutohen vetëm nga lagjet përkatëse “arabe”. Aty ku banojnë emigrantët me ngjyrë, siç quhen politikisht korrekt “zezakët”, shoferi është i komunitetit të tyre. Në garazhin e autobusëve është ndarë një dhomë për lutje, ndonëse laicizmi francez parasheh ndarjen strikte të fesë dhe shtetit.

Dramatik tingëllon përshkrimi se shpesh shoferët e autobusëve urbanë nuk pranojnë të punojnë nëse para tyre timonin e ka prekur një grua shofere. Autorët e librit, Gérard Da – vet dhe Fa bri ce Lhom me, tregojnë shembullin e Sa my Ami mour, i cili punonte si shofer autobusi në Dépar te ment Sei ne-Saint-De nis, dhe këtu ai ra nën ndikimin e islamikëve. Së pari Ami mour refuzoi t’ua japë dorën grave, pastaj më 13 nëntor 2015 ishte pjesë e grupit terrorist që hapi zjarr kundër sallës së koncerteve Bataclan në Paris.

Gha da Ha tem, gjinekologe në spitalin Del a fon tai ne, tregon për autorët e librit se ajo është specializuar në qepjen e himenit, sepse vajzat myslimane kanë frikë nga ndëshkimi i familjes nëse para martesës humbin virgjërinë. Që në moshën 10-vjeçare vajzat detyrohen të mbulohen. Libri “Inch’Al lah” është një përshkrim dramatik i gjendjes në lagjet franceze të dominuara nga myslimanët në Francë.

Share: