Lajmi i madh: Kosova së shpejti pa viza

Aktualitet Sociale

Kosova është një hap më afër liberalizimit të vizave. Komiteti Evropian për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të brendshme ka votuar pro bisedimeve me Këshllin e Evropës për heqjen e vizave për kosovarët, shkruan lajmi.net.

Mandati do të konfirmohet në një seancë plenare të Parlamentit Europian.

66 anëtarë kanë votuar për propozimin e fillimit të bisedimeve me Këshillin Europian. 49 vota kanë qenë për, 4 abstenime dhe 13 vota kundër.

Komiteti LIBE është komitet i posaqëm në Parlamentin Europian për mbrojtje të të drejtave civile dhe të drejtave njerëzore, duke përfshirë ato të minoriteteve.

Efpgwasxoaes00r 600x360
Share: