Pasditja e sotme do të përfshihet nga një mot i ftohtë, me rrebeshe shiu dhe stuhi në mbarë vendin, duke paralajmëruar zyrtarisht ardhjen e stinës së vjeshtës.
Ky është parashikimi më i fundit i “Meteoalb”, i cili thekson se stuhitë e shiut do të vijojnë deri mesditën e nesërme, kur do të ketë një dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave.
“Rrebeshe shiu dhe stuhi-afatshkurtra ere do te perfshijne vendin ne oret e pasdites dhe deri mengjesin e se martes. Kjo situate e motit mbetet prezent deri ne mesditen e neserme KUR pritet dobesim i ndjeshem i intensitetit te shirave. Era do te jete e forte me shpejtesi mbi 65 km/h duke sjelle probleme ne brigjet detare”, thuhet në njoftimin e “Meteoalb”.