Ish- drejtoresha e Tatimeve Vasilika Vjero është një prej kandidaturave kryesore për të drejtuar Autoritetin Rrugor Shqiptar, duke pësuar në detyrë drejtuesen e dorëhequr, Sonila Qato.
Kjo konfirmohet jozyrtarisht për SCAN nga burime pranë Këshillit të Ministrave.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse kjo kandidaturë do të zyrtarizohet edhe më vendim nga Këshilli i Ministrave.
Vjero ka eksperiencë të mëparshme në drejtim, ku veç drejtimit të Tatimeve ka qenë më herët edhe drejtuese e Qendrës Kombëtare të Biznesit.