Nëse i keni këto cilësi, atëherë nuk jeni një njeri i mirë!

Shkencë & jetë

Nëse i keni këto cilësi, atëherë na vjen keq t’ju themi një të vërtetë: nuk përfshiheni te kategoria e njerëzve të mirë. Si fillim, nëse i shmangni përgjegjësitë, dhe ia faturoni ato dikujt tjetër, nuk jeni një njeri i mirë.

Ndoshta mund të justifikoheni, pasi shumë njerëz përballja me përgjegjësitë, i shkakton panik për shkak të mungesës së guximit, vetëvlerësimit të ulët dhe frikës nga dështimi. Por secili duhet të jetë përgjegjës për veten e tij.

Nëse nuk pranoni kritika

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Askush nuk dëshiron të kritikohet. Por t’i marrësh kritikat e të tjerëve si sulme personale, nuk tregon asgjë të mirë për ju.

 

Të argëtohesh me paraqitjen e njerëzve të tjerë.

Njerëzit shpesh fyejnë njëri-tjetrin me qëllim. Por të tallesh me dikë për pamjen, opinionet e tij ndryshe, ju tregon një njeri vërtet të keq.


Nëse kurrë nuk kërkoni falje


Askush nuk ka qejf të gabojë, por nëse kjo ndodh të paktën të keni guximin të pranoni se keni bërë një faj, ndaj kërkoni më shpesh falje.

Të mos tregosh respekt ndaj të tjerëve


Nëse jeni tepër krenarë, dhe në çdo kohë mundoheni të zhvlerësoni punën e të tjerëve për të lartësuar veten, atëherë kjo tregon se nuk jeni aspak një njeri i mirë. Po ju i keni këto cilësi? Mendoni edhe një herë për veprimet që bëni.

Share: