Shkolla rinis përsëri dhe së bashku me të dhe një nga problemet më të mëdha të fëmijëve dhe adoleshentëve; dhimbja e qafës dhe e shpinës.
Në muajt e ardhshëm, të gjithë ata që do të shkojnë në shkollë, do të kenë me vete edhe çantën e shkollës, tepër të rëndë por thelbësore për aktivitetin shkollor.
Për më tepër, gjatë kësaj periudhe, fëmijët se shumë se kurrë do të kenë kokën poshtë, duke bërë detyrat, lexuar librat apo thjesht duke parë ekranin e telefonit. Të gjithë këto faktorë së bashku, përbëjnë simptomat e një sëmundjeje fizike tepër bezdisëse për ta.
Në fakt, sipas një studimi të paraqitur në Takimin Vjetor për vitin 2019 të Akademisë Amerikane të Kirurgëve Ortopedikë (AAOS), ka pasur një rritje të konsiderueshme të dhimbjes së shpinës, tek fëmijët dhe adoleshentët midis moshës 10 dhe 18 vjeç . Por çfarë masash duhet të marrim që fëmijët të mos e përjetojnë më këtë problem dhe mos kenë më dhimbje?!
Dr. Kurt Slonaker, i cili është marrë me shumë raste të tilla, ka renditur disa nga sugjerimet e tij për të mbrojtur shtyllën kurrizore të fëmijës tuaj këtë vit shkollor.
Gjeni çantën e duhur për fëmijët tuaj!
“Nga të gjitha pajisjet shkollore, asnjë send nuk është më i rëndësishëm se çanta e shpinës,” thotë Dr. Slonaker. Siç shpjegon ai, pesha e madhe e shkaktuar nga librat, mund të shkaktojë një tendosje në trup, dhe rrjedhimisht sjell dhimbje të shpinës. Kur një fëmijë vesh një çantë shpine e cila nuk mbështetet siç duhet në shpinë, por qëndron keq në kurriz, i vë ata në rrezik për probleme kurrizore afatgjata. Nuk është shumë e rëndësishme të përqendroheni në stilin apo ngjyrat e çantës se sa në funksionalitetin e saj.
Dr Slonaker ofroi këshillat e mëposhtme të dobishme për të gjetur të duhurin këtë vit shkollor:
Çanta e shpinës, nuk duhet të jetë kurrë më e gjerë ose më e gjatë se kurrizu i fëmijës suaj, dhe asnjëherë mos e varni më shumë se katër centimetra nën bel. Përsa i përket peshës, Shoqata Amerikane e Kiropraktikës rekomandon një çantë shpine që peshon jo më shumë se 5-10% të peshës së një fëmije.
Dizajni: Zgjidhni një dizajn që ka jo vetëm rripat e shpinës por dhe atë të shpatullave. Rripat e ijëve dhe kraharorit gjithashtu ndihmojnë në transferimin e një pjesë të peshës tek ijet dhe tek këmbët, duke marrë e shpërndarë peshën nga shpina dhe supet. Ndarje të shumta të çantës, gjithashtu ndihmojnë në shpërndarjen e peshës në mënyrë të barabartë.
Veshja: Fëmija juaj duhet të përdorë gjithmonë të dy rripat, për të ndihmuar në minimizimin e tendosjes së muskujve dhe problemeve të shpinës. Tepër e rëndësishme është të mos e mbushni çantën plot. Përcaktoni artikujt e nevojshëm që ju duhen për çdo ditë, dhe pjesën tjetër të artikujve lëreni në shtëpi.
Përdorni si duhet mjetet elektronike!
Një person, mesatarisht harxhon nga dy deri në katër orë në ditë duke lexuar ose shkruar tekst në smartphone. Sipas Spital Spine në Institutin Neurologjik të New York, personat më të prekur janë adoleshentët, të cilët kalojnë shumë më tepër kohë në pajisjet e tyre elektronike. Ky përdorim i vazhdueshëm i smartphonëve, shpesh çon në “qafën teknologjike’’, termi i shpikur për të përshkruar pozicionin e kokës dhe qafës kur pajisja mbahet në nivelin e gjoksit ose të belit, dhe sytë përqendrohen poshtë në ekran.” Nuk do të ishim realist, nëse do të prisnim që fëmijët ose të rriturit të heqin dorë nga teknologjia, por Dr. Slonaker rendit dy gjëra praktike që mund të bëjmë për të minimizuar ndikimin negativ nga këto pajisje:
Së pari, fëmijët duhet të punojnë në tavolinë dhe të rregulloni lartësinë e karriges në mënyrë që krahët dhe koka e fëmijës tuaj të jenë në pozicionin e duhur. Ngrini lartësinë e monitorit në mënyrë që ata të shikojnë drejt përpara ose pak më lart dhe jo nën nivelin e syrit.
Së dyti, inkurajoni fëmijët të bëjnë ushtrime të vazhdueshme për qafën dhe shpatullat, në mënyrë që të shplodhni muskujt që lodhen më tëpër së ç’duhet.
Pushoni mjaftueshëm!
Tashmë e dimë se shumica prej nesh nuk fle mjaftueshëm çdo natë. Fëmijët mund të duket sikur kanë energji pafund, por e vërteta është se ata duhet të pushojnë në mënyrë që të rimarrin energji, në mënyrë që të kenë një funksionim të shëndetshëm të trurit të tyre.
Qëndroni të hidratuar!
Pse është kaq e vështirë për shumicën prej nesh që të pijmë mjaftueshëm ujë çdo ditë? Ndërsa është e rëndësishme për të gjithë, është thelbësore që fëmijët aktivë të jenë të hidratuar siç duhet. Siç shpjegon Slonaker,
“Uji është një komponent i çdo qelize, indi dhe gjithë sistemit në trupin tonë dhe gjithashtu ndihmon në mbrojtjen dhe mirëfunksionimit të trurit, shpinës dhe nyjeve. ” Kështu që, sigurohuni që fëmijët të marrin me vete një shishe me ujë në shkollë dhe inkurajojini që ta pijnë atë gjatë gjithë ditës.