“Komisioni për shkarkimin e Metës nis për faqe të zezë”/ Vasili gjen shkeljet…

Aktualitet Politikë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka bërë publike shkeljen sic thotë ai të rregullores së Kuvendit që ka bërë sot kreu i komisionit hetimor parlamentar për Presidentin Ilir Meta, Ulsi Manja. Sipas Vasilit, “Ulsiu duke shkelur rregulloren e Kuvendit e fillon me fjalimin e çartur te porositur nga Edi Rama seancen”.

petritvasili

POSTIMI I PLOTE NE FB

Komisioni hetimor per Presidentin fillon per faqe te zeze.

Ulsiu duke shkelur rregulloren e Kuvendit e fillon me fjalimin e çartur te porositur nga Edi Rama seancen.

Duhet ta dini te gjithe qe fjalimi, nese ka nje te tille,mbahet vetem diten e pare kur komisioni fillon punen, ndersa sot fillon direkt me pyetjet per te cilat komisioni ka interes te marre shpjegime.

Po keta sharlatane s’kane as turp dhe s’kane asnje lidhje asgjekundi as me shtetin dhe as me ligjin, keta jane turpi i ketij vendi, jane thjesht banditizmi ulur ne karriget e kuvendit.

Share: