Rifat Jashari: Ushtria e Kosovës të mbrojë territorin si UÇK-ja

Aktualitet Kryesore

Në 21-vjetorin e shënimit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka folur edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, e cila  i dha gjithçka Kosovës në përballjen me regjimin e okupatorit serb dhe rrugës drejt lirisë.

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, në shënimin e 21-vjetorit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, ka thënë se për herë të parë Kosova po e shënon këtë Epope me ushtrinë e saj.

Duke uruar ushtrinë e Kosovës, Rifat Jashari theksoi se kjo ushtri duhet ta mbrojë territorin në të njëjtën formë siç veproi Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Ushtrisë së Kosovës i dëshiroj shëndet dhe lumturi që gjithmonë të jenë të gatshëm të mbrojnë territorin e Kosovës ashtu siç e mbrojtën edhe ushtarët e UÇK-së”, tha  ai.

Share: