Një studim i realizuar së fundmi ka dalë në përfundimin se vegjetarianët janë shumë më të rrezikuar nga një trombozë e mundshme sesa personat që hanë mish.
Kanë qenë shkencëtarët e Universitetit të Oxford-it, të cilët kanë vëzhguar rreth 50 000 njerëz për 18 vite dhe besojnë se shkak është mungesa e vitaminave të marra nga mishi.
Sipas studimit, vegjetarianët kanë 20 për qind më shumë prekshmëri nga goditja celebrale, e cila ndodh në momentin kur gjaku i një arterieje nis të rrjedhë në tru.
Studiuesit shprehen se përgjegjës për të gjithën këtë është niveli i ulët i disa vitaminave kryesore, përfshirë B12-n.
Popullariteti i dietave pa mish është në rritje, ku rreth 1.7 milionë njerëz në Britani janë duke shmangur mishin.