Rudina Hajdari: E treta e vërteta për Bashën

Aktualitet Kryesore Politikë

Deputetja Rudina Hajdari thotë se marrëveshje nuk e shpëton këtë herë opozitën jo parlamentare, ndërsa nënvizon se kryetari i PD-së, Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen dy herë deri më tani.

 

Zonja Hajdari thotë se Basha synon të bëjë marrëveshje me Ramën me anë të “platformës kombëtare” pa arritur asnjë” pa arritur asnjë objektiv.

Postimi i plotë i Rudina Hajdari:

Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë.

Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare. Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm.

Share: