Ruani trurin! Si të kujdesemi për shëndetin mendor

Shkencë & jetë Sociale

Mosha e plakjes është e vështirë. Ashtu si humbja e forcës së këmbëve dhe krahëve, edhe humbja e kujtesës është e pashmangshme kur plakesh, por kërkimet e fundit të publikuara në revistën “Call Stem Cell”, sugjerojnë që të moshuarit të gjejnë mënyra për të rigjeneruar qelizat e trurit. “Është një lajm i mirë, sepse dëshmon se ne mund të vazhdojmë të ruajmë kujtimet dhe të rrisim mirëqenien tonë, pa marrë parasysh moshën, veçanërisht nëse kemi një mënyrë jetese të shëndetshme”, thotë Zaldy Tan, drejtor mjekësor i Programit në UCLA për alzaimerin dhe demencën. Studimi ka zbuluar se truri i të moshuarve ka më pak trysni të enëve të gjakut, që do të thotë se truri i një 70-vjeçari nuk funksionon njëlloj si i një 20-vjeçari. Megjithatë, nëse të moshuarit nga mosha 60 vjeç e lart janë proaktivë për shëndetin e tyre, ushtrohen, ushqehen, në përgjithësi e kanë trurin aktiv. Mendoni për këto këshilla të ekspertëve dhe nxisni trurin tuaj të jetë i shëndetshëm.

 


 

Kontrolloni parametrat mjekësore
Sipas një deklarate të vitit 2016 të Shoqatës Amerikane të Shëndetit, disa shqetësime mjekësore që lidhen me plakjen mund të ndikojnë në tru dhe në trup. Për shembull, presioni i latë i gjakut, sidomos te të moshuarit, lidhet me një rrezik të lartë të demencës. Gjithashtu, një studim i botuar këtë qershor në revistën “Nature Kimi” tregoi se kolesteroli i lartë mund të shkaktojë formimin e proteinës amiloid-beta, një faktor kyç në sëmundjen e alzaimerit. Kështu që konsultohuni vazhdimisht me mjekun për të kontrolluar presionin e gjakut dhe kolesterolin.

Bëni lëvizje
Aktiviteti i rregullt fizik ul presionin e lartë të gjakut në tru dhe ndihmon në ruajtjen e madhësisë së hipokampusit të trurit, i cili është i përgjegjës për kujtesën. Një studim i vitit 2016 ku zoti Tan ishte përfshirë, zbuloi se të moshuarit aktivë ishin më të shëndetshëm. “Efektet mbrojtëse ishin më të larta tek njerëzit që ishin në moshën 75 vjeç, gjë që tregon se kurrë nuk është tepër vonë për t’u kujdesur për veten”, shton Tan. Ronan Facora, drejtor i programit “Geriatric Felloëship”, thotë se për kujdesin e shëndetit mendor duhen vetëm 30 minuta aktivitet aerobik gjatë ditëve të javës. Hulumtimet e publikuara në prill të vitit të kaluar në revistën shkencore “PLOS One” zbuluan se të rriturit që rrinin ulur për tri deri në shtatë orë në ditë kishin rënie të konsiderueshme të përqendrimit.

Zgjidhni dietën e duhur
Duhet të përgatisni një plan ushqimor, i cili duhet të jetë i saktë deri në detaje, nga orari i konsumimit deri të përzgjedhja e ushqimeve. Është e këshillueshme të përdoret një dietë mesdhetare, e pasur me bishtaja dhe proteina. Një tjetër studim i universitetit të Kalifornisë në San Francisko, i botuar vitin e kaluar në gazetën “Journal of the American Geriatrics Society” tregonte se dieta e duhur për këto raste duhet të përmbajë fruta, perime, yndyra të shëndetshme. Gjithashtu, disa studime të tjera kanë treguar se edhe praktikat e përqendrimit si meditimi dhe joga ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të demencës. Studimet treguan se njerëzit nga mosha 55 vjeç e lart që praktikojnë jogën 12 minuta në shtëpi kishin përmirësime të kujtesës.

Kontrolloni
ilaçet
Sipas Akademisë Kombëtarë të Shkencave, të moshuarit marrin mesatarisht 14 medikamente të ndryshme në vit, por disa prej tyre si ilaçet kundër ankthit mund të dëmtojnë kujtesën. Ndaj, duhet të rishikoni medikamentet që merrni dhe konsultohuni vazhdimisht me mjekun.

Trajnoni trurin
Ju mund të keni dëgjuar se lojërat kompjuterike mund të ndihmojnë në humbjen e kujtesës. Në vend të kësaj, merrni pjesë në aktivitete sfiduese intelektuale që janë të reja dhe interesante për ju, të tilla si të mësuarit dhe të pikturuarit. “Kurdo që mësojmë diçka është krejtësisht diçka e re për ne, kështu që duhet të aktivizojmë trurin tonë me aktivitete të ndryshme në natyrë”, thotë Tan. Një studim në Kinë për njerëzit mbi 65 vjeç, i botuar në gazetën “Jama Psychiatry” tregoi se ata që marrin pjesë rregullisht në aktivitete intelektuale siç janë leximi i librave ose gazetave janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e shëndetit mendor.

Share: